Në stadiumin “Arena Egnatia” luhet sfida Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për javën e katërt të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 në Kategorinë Superiore.
Rrogozhinasit e Edlir Tetovës synojnë të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive pas fitores që morën javën e kaluar kundër Laçit, teksa e njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e Mirel Josës ku vijnë në këtë takim me dy fitore radhazi, respektivisht ndaj Kukësit dhe së fundmi kundër Tiranës.
EGNATIA-VLLAZNIA 3-0
22′ Delarzh, 24′ Musta, 57′ Camaj.