Bayerni i Munihut mbetet në krye të Bundesliga I.
Bavarezët befasohen në “Allianz Arena”, barazojnë me rezultat 2:2 me Stuttgart-in.
Julian Nagelsmann i beson sulmin 17-vjeçarit Mathys Tel dhe ky ia shpërblen më së miri, duke gjetur golin e parë në Bundesliga.
Për Bayernin shënuan Tel (36') e Musiala (60') dhe për Stuttgart-in realizuan Fuhrich (57') e Guirassy (90+2’ nga penalltia).
Bayerni kryeson me 12 pikë dhe Stuttgart është në pozitën e 13-të me 5 sosh.