Vetëm në fund të ndeshjes Napoli ka bërë hapin i cili e ka shpallur fitues të ndeshjes me Spezian.
Ka qenë minuta e 89-të kur sulmuesi i ri i Napolit, Raspadori ka shtyrë topin drejt rrjetës për t'i dhënë fitoren ekipit në një ndeshje e cila u dominua nga napolitanët, por gol nuk realizohej.
Gjatë tërë ndeshjes në fushën e lojës ishte edhe reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani.
Pas kësaj fitore Napoli mbanë pozitën e parë në tabelën e Serie A me katërmbëdhjetë pikë.