PSG ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Brest-it në shtëpi.
Siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për skuadrën e Galtier, të cilët kanë rrezikuar të mos e fitojnë po të mos kishte qenë për një super Donnarumma.
Takim i luajtur në Parkun e Princave është zhbllokuar në minutën e 30-të nga Neymar, me brazilianin që ka realizuar një gol të bukur pas një asisti të jashtëzakonshëm të marrë nga Messi.
Rezultati ka mbetur i pandryshuar edhe në pjesën e dytë dhe kjo ka ndodhur për meritë të ish-portierit të Milan-it.
Në minutën e 71-të, në fakt, miqtë kanë pasur një mundësi të artë të barazojnë me një penallti të Slimani-t, por gjuajtja e këtij të fundit është ndalur nga një pritje e mrekullueshme e italianit.
Falë kësaj fitoreje, kampionët në fuqi të Francës kryesojnë të vetëm renditjen e kampionatit me 19 pikë.