(E plotësuar): Shtatë minuta pa përfunduar takimi mes Cadiz dhe Barcelonës, u ndërpre për 35 minuta, për arsye shumë të fortë, që futi stadiumin të tërin në panik.
Tifozi në gjendje të rëndë.
Ndeshje u ndërpre për shkak se një tifoz ka shfaqur probleme kardiake dhe është në gjendje të rëndë për jetën, të cilin e dërguan në ambulancë.
Kjo shqetësoi të gjithë, futbollistëve “preu këmbët”.
Barcelona merr kreun e tabelës por ka një ndeshje më shumë se Re+2')al Madridi.
Katalunasit shënuan fitore në udhëtim me rezultat 4:0 ndaj Cadiz-it, në takimin e javës së 5-të të kampionatit spanjoll.
Barcelona deri me tash ka shënuar 4 fitore e 1 barazim, ndërsa Cadiz është në krizë të rezultateve, ka pesë humbje rresht.
Futbollisti de Jong (44'), Lewandowski (65'), Fati (86') e Dembele (90+2), shënuan për fitoren e Barcelonës, e cila kryeson me 13 pikë, një më shumë se Reali dhe Cadiz është në fund me 0 pikë.
Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 6 gola, një më shumë se Aspas i Celta-s.
Ndeshja Cadiz-Barcelona do të rifillojë në orën 21:05, pas një ndërprerjes për shkak se është dashur një ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar jetën e një tifozi që ka shfaqur probleme kardiake.
Pas rreth 30 minutash nga momenti kur ndeshja Cadiz-Barcelona u ndërpre për shkak se një tifoz ka shfaqur probleme kardiake dhe është në gjendje të rëndë për jetën, ka mbërritur barela për të bërë të mundur dërgimin e personit në fjalë në ambulancë.
Ndërprerja e Cadiz-Barcelona prej tifozit të sëmurë, skuadrat mblidhen te stolat pas 20 minutash pritje.
Ndeshja Cadiz-Barcelona, e vlefshme për raundin e 5 të La Liga-s është ndërprerë në minutën e 83’.
Një tifoz i katalanasve ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë që ka bërë që mjekët e Barçës të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe që takimi të ndërpritej.
Ndërsa mjekët janë duke u kujdesur për tifozin e sëmurë, lojtarët ndodhen në ankth dhe presin të marrin një lajm të mirë në lidhje me gjendjen e personit që shfaqi probleme.
Theksojmë se katalanasit janë në avantazh pas golit të De Jong në minutën e 55’ dhe të Lewandowskit në minutën e 64’.