Drama rreth ndeshjes në Rusi vazhdon dhe reagimet vijnë nga të gjitha anët, për miqësoren Bosnja dhe Hercegovina me Rusinë.
Gjatë ditës kanë folur shumë sportistë, ish dhe aktualë të përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, politikanë dhe shumë personazhe publike.
Të gjithë e kanë bërë të qartë se çfarë mendojnë për takimin dhe reagimet kanë qenë përgjithësisht negative.
“BH Fanaticos”, një grup tifozësh që ndjek të gjitha përzgjedhjet përfaqësuese, sonte ka dalë me një mesazh të qartë dhe ka treguar se çfarë mendon për ndeshjen.
Në faqen e tyre në Facebook kanë shkruar një mesazh të shkurtër por të qartë: “Bojkoto”!