Sot derbi i madh, ballafaqohen Ballkani dhe Drita

Futboll

Sot derbi i madh, ballafaqohen Ballkani dhe Drita

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Ballkani dhe Drita, do t’i ballafaqojnë forcat mes vete.

Ndeshja e javës së gjashtë mes dy pretendentëve për titullin e Superligës zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon nga ora 15:00.

Ballkani nuk ka zhvilluar asnjë duel në Suharekë këtë edicion, për shkak të punimeve në fushën e stadiumit të qytetit.

Ndeshjet paraprake si vendas ekipi i Ilir Dajës i ka zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat