Dëmtimi i Militaos në Celtic Park, edhe pse i vogël, do ta mbajë atë jashtë fushës për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Mallorca-s dhe Leipzig, gjë e cila do i bëjë vend një prej dy afrimeve të Real Madridit këtë verë. Antonio Rudiger nga ana e tij po qëndron më shumë stol sesa priste, në fillim të sezonit 2022-2023.
Ideja te Real Madridi kur u afrua gjermani, ishte që ai të formonte një çift qendërmbrojtës me Militao-n, duke e zhvendosur Alaba-n në krahun e majtë, por Ancelotti refuzon të thyejë vijën mbrojtëse që fitoi kampionatin dhe Champions Leaguen vitin e kaluar, gjë që e ka lënë Rudiger si zëvendësuesin e parë për mbrojtjen dhe ndonjëherë duke vepruar si mbrojtës të krahut, djathtas ose majtas.
Sot Rudiger do të mund të luajë në pozicionin e tij dhe kështu do të jetë edhe të mërkurën e ardhshme, në Champions League kundër Leipzig. Për derbin e 18 shtatorit, në parim, Militao do të jetë i disponueshëm, megjithëse dy paraqitje të rëndësishme nga Rudiger në ditët në vijim mund ta bëjnë Ancelottin të mendojë nëse do të bëjë të mundur ose jo rikthimin e brazilianit.
Për gjermanin, i cili u bashkua me parametra zero, ndërsa kishte qenë titullar me Chelsea-n, këto javë duhet të kenë qenë shumë të çuditshme.