Futbollistët e Besës e presin sot në fushën e tyre në stadiumin “Abdulemexhit Shaini” në Sllupçan skuadrën e EuroMilk nga Gorno Lisiçe, përcjell Open-TV.
Në xhiron e 2-të të kampionatit të Ligës së Tretë-Veri, që është caktuar të dielën, më 11 shtator, ora 16:00, Besa do të përballet në stadiumin e saj me një prej skuadrave më me përvojë në këtë nivel të garave.
“Kthehemi në Sllupçan, kthehemi në Kala, në shtëpin tonë stadiumin AbdulMexhid Shaini.
E diel ora 16:00 ndeshja e parë si vendas presim ekipin e EuroMilk nga GornaLisiçe”, kanë shkruar nga Besa e Sllupçanit.
në ndeshjen e parë të sezonit të ri, që u zhvillua javën e kaluar, Besa pësoi humbje nga BvK Konjare me rezultat 4-2.