Rekuperimi i Berat Gjimshitit po shkon sipas planit. Këtë fakt e pohon vetë Xhan Piero Gasperini.
Trajneri i Atalantës ka qenë i pranishëm përpara mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kremonesen, ku ka dhënë përditësimet e fundit për gjendjen shëndetësore të mbrojtësit shqiptar.
“Për Gjimshitin doktori më tha se fraktura po shërohet mirë, po shërohet sipas parashikimeve.
Ai ka ndërruar patericën me mbështjellësen e këmbës”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini.