Skuadra e Premier League i vë syrin yllit të Manchetser Utd

Futboll

Skuadra e Premier League i vë syrin yllit të Manchetser Utd

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:29
Skuadra e Premier League i vë syrin yllit të Manchetser United

Me ardhjen e Graham Potter, Chelsea ka filluar me planifikimin e lojtarëve që mund të tentojë transferimin e tyre gjatë merkatos së janarit.

Drejtuesit duket se i kanë vënë syrin yllit të Manchester United, Marcus Rashford. Lojtari  ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa në marrëveshje ekziston edhe opsioni i zgjatjes edhe për një tjetër vit.

Kësisoj, “La Repubblica” ka raportuar se Chelsea po monitoron situatën e Rashfordit, me synimin që potencialisht të bëjë lëvizje në janari.

Prioritet i 24-vjeçari mendohet se mund të jetë zgjatja e kontratës me Unitedin, por nuk përjashtohet mundësia që ai të joshet nga një ofertë “Bluve”.

Më herët është raportuar se edhe Atletico Madridi ka shprehur interesim për Rashfordin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat