Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, ka treguar formë të mirë në fanellën e Chicago Fire, e cila e mposhti me rezultat 3:1 Inter Miamin.
Pas më shumë se një ore përkatësisht në minutën e 64-të, Shaqiri realizon për ekipin e tij, për 2:0.
Duran kontribuon me dy gola të tjerë (40' e 87') dhe për Interin shënoi Gonzalo Higuain (77' – nga penalltia).
Interi është në vend të nëntë me 36 pikë dhe ka një më shumë se Chicago që gjendet tre pozita më poshtë në Konferencën e Lindjes në ligën amerikane në futboll.
Duran është lojtar i ndeshjes, me notën 8.7, ndërsa Shaqiri u vlerësua me 8.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.