Inter-i i Simone Inzaghi-t është kthyer te fitorja në kampionatin italian pas ka mundur 1-0 në shtëpi Torino-n në javën e gjashtë të Serisë A.
Pas disfatës në derbi dhe humbjes në Champions League ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë të grupit, ja ku vjen një fitore, e vuajtur, por që i jep pak frymë të gjithë ambientit zikaltër.
Një sukses që megjithatë nuk bindi plotësisht dhe që ngjalli shumë komente dhe kritika për lojën dhe formën e lojtarëve të Inzaghi-t.
I pranishëm në studiot e Sky, Alessandro Billy Costacurta, ish-futbollist historik dhe mbrojtës i Milan-it, analizoi suksesin e Inter-it ndaj Torino-s si më poshtë:
“Deri në minutën e 70-të Torino luajti më mirë”, tha ish-futbollisti. Më pas Inter-i u rrit në minutat e fundit dhe mendoj se e meritonte edhe golin”.
Nuk ka munguar edhe një koment Milan-in: “Është një fitore e rëndësishme për Milan-in. Menjëherë pas kartonit të kuq të Leao-s, erdhi barazimi i Sampdoria-s.
“Kështu që, kuqezinjtë kanë bërë një punë shumë të mirë duke gjetur goli e 2-1. Kjo fitore u jep kuqezinjve vetëdije të madhe”.