Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, sfida Laçi-Bylis, e vlefshme për javën e katërt të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 në Kategorinë Superiore.
Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë kthesën teksa në tre javë kanë koleksionuar një fitore dhe dy humbje radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilëve u mungon fitorja që në javën e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit.
FORMACIONET ZYRTARE –
LAÇI – Dajsinani; Çuçin, Velkovski, Turkaj, Alla; Borisjuk, Paterman, Babatunde; Prengaj, Adeleke, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.
BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Ruçi, Kaçorri, Qardaku. Trajner: Arian Bellai.