Leart Paçarada është protagonist që St. Pauli ndali një pikë në stadiumin “Millerntor” në Hamburg, duke luajtur baras (1:1) me Sandhausenin, në takimin e javës së 8-të të Bundesliga II.
Për futbollistin nga Kosova, djalin e legjendës së futbollit Shukri Paçarada, ishte ndeshje emocionuese, kur kihet parasysh se ai shumë vite ka qenë pjesë e Sandhausenit.
Në minutën e 38-të, Irvine realizon pas asistimi maestral të Paçaradës.
Fitoren St. Paulit ia mohoi Kinsombi duke shënuar në minutën e 71-të.
Futbollisti Bashkim Ajdini u paraqit titullar për Sandhausenin.
St. Pauli renditet në vend të 10-të me 10 pikë e Sandhausen është në të 13-tin me 8 sosh.
Irvine vlerësohet me notën 7.9, ndërsa Paçarada me 7.4 dhe Ajdini me 6.7 nga faqja e specializuar për statistika "Sofascoree".