Bashkëpronari i Chelsea-t, Todd Boehly kontaktoi dy trajnerë të tjerë përpara se të emëronte Graham Potter në drejtim të ekipit javën e kaluar.
Mirror thotë se, sipas raportimeve në Portugali, trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim u kontaktua nga klubi londinez në ditët para largimit të Tuchel.
Trajneri portugez me vlerësim të lartë ka fituar shumë lëvdata për punën mbresëlënëse që ka bërë në Lisbonë, pasi ai e udhëhoqi klubin drejt titullit të parë portugez në 19 vite sezonin e kaluar.
Ish-trajneri i Tottenham dhe Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ishte një tjetër kandidat i kalibrit të lartë, i cili thuhet se u kontaktua nga Boehly.
Trajneri argjentinas ka mbetur pa punë që kur u largua nga Parc des Princes në fillim të kësaj vere dhe besohet se po pret mundësinë e duhur për t’u rikthyer në futboll.
Megjithatë, fakti që Pochettino është aktualisht pa kontratë dhe do të ishte në dispozicion falas nuk ka mjaftuar ta pengojë Boehly-n që të vazhdonte përpara me planin e tij për të marrë Potter nga Brighton.