Drita e Gjilanit i del “dardhë me bisht” kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në takimin e javës së 6-të të elitës së futbolli të Kosovës.
Drita njofton me humbjen e parë kampionin në fuqi.
Për Dritën është fitorja e tretë, ka dy barazime dhe një ndeshje me pak, ndërsa Ballkani pas tre fitoreve rresht pësoi humbjen e parë dhe ka dy ndeshje me pak.
Ballkani luajti si vendas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Në minutën e 35-të, Simonovski shënoi pas asistimit të Hajzerajt, duke kaluar në epërsi Dritën.
Drita në pjesën e parë goditi edhe tërthorësen, ndërsa në fund të pjesës së parë kapiteni Armend Thaçi huq një rast ideal.
Në minutën e 58-të, Drita thellon fitoren me golin e Besnik Krasniqit.
Drita renditet në vend të dytë me 11 pikë dhe la pas vetes Ballkanin me 9 sosh.
Albi Mall Superliga e Kosovës
Ballkani - Drita 0:2
Gjilani - Prishtina 1:1
Ferizaj - Llapi 2:1
Drenica - Trepça 2:3
Malisheva - Dukagjini 1:1
Renditja
1. Gjilani 6 4 2 0 9:4 14
2. Drita 5 3 2 0 10:3 11
3. Ballkani 4 3 0 1 3:2 9
4. Prishtina 5 2 2 1 5:4 8
5. Malisheva 5 2 1 2 8:7 7
6. Ferizaj 6 1 3 2 6:8 6
7. Trepça 89 5 1 2 2 12:12
8. Drenica 6 1 2 3 4:8 5
9. Llapi 6 1 2 3 6:11 5
10. Dukagjini 6 0 2 4 3:7 2
Në mes javë do të takohen: Drita - Gjilani, Llapi - Ballkani, Prishtina - Malisheva, Dukagjini - Drenica, Trepça '89 - Ferizaj.