Prishtina e kryetrajnerit Ismet Munishit importon pikë të madhe, duke luajtur baras (1:1) me Gjilanin, në derbin e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës.
Një pikë e madhe për Prishtinës pas humbjes si vendas me 2:1 nga Ballkani.
Elton Cale shënoi në minutën e 41-të për Gjilanin.
Përparim Islami preku topin me dorë dhe pasi u shikua nga sistemi VAR, gjyqtari akordoi penallti për Prishtinën.
Futbollisti Kreshnik Uka u tregua i saktë nga penalltia dhe barazoi rezultatin 1:1.
Gjilani kryeson me 14 pikë, ka tre më shumë se Drita, 5 se Ballkani dhe Prishtina renditet në vend të katërt me 8 sosh.
Albi Mall Superliga e Kosovës
Ballkani - Drita 0:2
Gjilani - Prishtina 1:1
Ferizaj - Llapi 2:1
Drenica - Trepça 2:3
Malisheva - Dukagjini 1:1
Renditja
1. Gjilani 6 4 2 0 9:4 14
2. Drita 5 3 2 0 10:3 11
3. Ballkani 4 3 0 1 3:2 9
4. Prishtina 5 2 2 1 5:4 8
5. Malisheva 5 2 1 2 8:7 7
6. Ferizaj 6 1 3 2 6:8 6
7. Trepça 89 5 1 2 2 12:12
8. Drenica 6 1 2 3 4:8 5
9. Llapi 6 1 2 3 6:11 5
10. Dukagjini 6 0 2 4 3:7 2
Në mes javë do të takohen: Drita - Gjilani, Llapi - Ballkani, Prishtina - Malisheva, Dukagjini - Drenica, Trepça '89 - Ferizaj.