Laçi në krizë

Futboll

Laçi në krizë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 17:09
Laçi në krizë

Laçi-Bylis është mbyllur me rezultatin 0-1, me ballshiotët që triumfuan në shtëpinë  e kurbinasve.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh një orë e plotë lojë që të realizohej goli i vetëm dhe vendimtar i fateve të kësaj përballjeje.

Ishte Trumci ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi tre pikët e njëkohësisht vendin e dytë në renditje Bylisit.

Pas javës së katërt të Kategorisë Superiore Laçi vuan në vend të tetë me vetëm tre pikë të grumbulluara, teksa Bylisi renditet i dyti me 7 pikë, dy më pak se Partizani i vendit të parë, por me kryeqytetasit që numërojnë një ndeshje më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat