Gjilani ka barazuar 1-1 ndaj Prishtinës në duelin e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Kuqebardhët mbeten lider në tabelë me 14 pikë të mbledhuar në gjashtë javët e para, shkruan Gazeta Olle.
Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka vlerësuar karakterin e shfaqur nga futbollistët e tij.
“Nuk kemi matës se deri ku mund të arrijmë ne këtë edicion. Me këtë karakter që shfaqin lojtarët në stërvitje e në lojë, mund të them se jemi brenda objektivit. Mund të kemi ndonjë befasi në fund të kampionatit. Shpresoj të dalë ashtu”, ka deklaruar trajneri shkupjan.