Carlo Ancelotti nuk ka dyshime në lidhje me Real Madrid-in e tij dhe për mundësinë që ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë Karim Beznema, akoma i dëmtuar.
Megjithatë, trajneri italian nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim dhe aq më pak të rrezikojë ta humbasë sulmuesin e tij për ndeshje të tjera.
Trajneri i Los Blancos, siç ka bërë të ditur L’Equipe, ka qenë shumë i qartë në lidhje me sulmuesin francez. Nëse nuk rikuperon formën më të mirë, nuk do të shkojë te Franca për të rrezikuar më shumë.
“Po, Karim nuk do të grumbullohet me kombëtaren nëse nuk do të luajë në derbi”, ka thënë Ancelotti duke iu referuar ndeshjeve të ardhshme të Real-it dhe atyre të kombëtareve që do të pasojnë.
“Ka pasur një problem të vogël, por edhe dhjetorin e kaluar ka pësuar një dëmtim dhe ne e kemi menaxhuar në mënyrën më të mira. Tani do të jetë njësoj.
“Skuadra mund të luajë patë, e kemi treguar në ndeshjen kundër Celtic-ut. Hazard ka luajtur mirë në atë sfidë. Shpresoj që ta bëjë përsëri”, ka përfunduar Ancelotti.