Futbollistët shqiptarë, Andi Zeqiri dhe Taulant Xhaka, me Baselin shënuan fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Grasshoppers-it, në takimin e javës së pestë të Kampionatit të Zvicrës.
Zeqiri shënoi për epërsinë 2:0, ndërsa Xhaka asistoi për rezultatin përfundimtar (5:1).
Zeqiri dhe Xhaka janë ndër më të mirët nga mediumi zviceran “Blick”, të cilët i ka vlerësuar me notë 5, ndërsa nota maksimale është 6-t.
Për Baselin shënuan Ndoye (3'), Zeqiri (17'), Augustin (59' e 68'), Burger (73') dhe për Grasshoppers-in Morandi (31’ – nga penalltia).
Zeqiri u zëvendësua në minutën e 58-t, ndërsa Xhaka në atë të 77-tën.
Abrashi luajti standard për Grasshoppers-in dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-t, ndërsa u zëvendësua në atë të 64-tën.
Baseli është i shtati me 9 pikë e Grasshopers i 5-ti me 12 dhe Young kryeson me 17 pikë.