Skuadra e Juventusit është tronditur në Torino nga Salernitana, duke luajtur baras me rezultat 2:2 në ndeshjen e javës së 6-të të Serie A në futboll.
As laiku më i madh nuk e ka pritur një senzacion nga ana e Salernitanës.
Futbollisti Candreva në minutën e 18-të kaloi në epërsi udhëtuesit, por Juve pëson edhe një gol në fund të pjesë së parë.
Piatek shënon nga penalltia në minutën e 45+4, për 0:2.
Bremer në minutën e 51-të ngushton rezultatin e Juventusit.
Në minutën e 90+3, Bonucci barazon rezultatin 2:2. Ai e humbi penalltinë, por nga topi i kthyer realizoi për 2:2.
Në minutën e 90+5, anulohet goli i Milik i Juventusit, pasi u shikua sistemi VAR dhe u pa se ishte në pozitë jashtë loje.
Milik, Cuadrodo si dhe trajneri Allegri të Juventusit, në fund u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Juventusi bie në vend të shtatë me 10 pikë dhe Salernitana është tre pozita më poshtë me 7 sosh.