Pas tetë javëve të kampionatit malazez, Deçiqi nga Tuzi, sërish lider.
Skuadra shqiptare, Deçiqi, e ka mposhtur me rezultat 2:1 Jedinstvon në Bjello Polje dhe ka përfituar nga barazimi pa gola mes Jezeros dhe Buduçnostit.
Deçiq kaloi në epërsi në kohën shtesë në pjesën e parë duke iu falënderuar golit të Danillo Peshukiqit.
Me fillim të pjesës së dytë (47’), futbollisti Drashko Bozhoviq nga rreth 25 metra e ka mposhtur portierin Sergej Joksimoviqin.
Golin për Jedinstvon e shënoi Zharko Koraq (69’), i cili me kokë goditi bukur pas goditjes nga këndi.
Deçiqi kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Buduçnostin me 14, Sutjeskën 14, jezeron 14 dhe Jedinstvo është në fund me 5 pikë.
Me 17 shtator Deçiqi e pret Jezeron.