Ish-sulmuesi i Anglisë aksident me Merecedesin e tij me vlerë 130 mijë funta

Futboll

Ish-sulmuesi i Anglisë aksident me Merecedesin e tij me vlerë 130 mijë funta

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 12:17
Ish-sulmuesi i Anglisë aksident

Futbollisti anglez, Andy Carroll, u përfshi në një aksident me makinë fundjavën e kaluar. Dëshmitarët thanë se ai mbeti “i tronditur dhe i trullosur” nga aksidenti.

Carroll u fotografua duke qëndruar përkrah Mercedesit të tij me vlerë 130 000 funte, i cili ishte përplasur me një Ford Fiesta, në zonën Romford të Londrës lindore, të shtunën pasdite.

“The Sun” raportoi se 33-vjeçari është parë shumë i tronditur, teksa po kontrollonte për gjendjen e pasagjerëve që udhëtonin me makinën tjetër.

Një foto e e aksidentit e shpërndarë në rrjetet sociale tregon dëme të mëdha në automjetin e ish-futbollistit të Agnlisë, aq sa një gome i mungonte.

Dëshmitarët thonë se sulmuesit i ishte bërë testi i alkoolit në vendngjarje, por nuk është arrestuar.

Një banor vendas tha se ishte fat që askush nuk ishte vrarë. “Ishte fat që askush nuk vdiq. Fiesta dhe Mercedesi u përplasën kokë më kokë. Ishte një aksident i frikshëm,” tha ai për “The Sun”.

Një tjetër dëshmitar tha: “Dëgjova zhurmën më të tmerrshme. Pashë Andy Carroll të dilte nga automjeti i tij. Ai po sillej vërdallë, i trullosur”.

Carroll aktualisht është pa klub, pasi u largua nga Ëest Bromëich Albion në fund të sezonit të kaluar. Sulmuesi mendihej se mund të bashkohej me Wolverhampton Ëanderers, por ata zgjodhën të nënshkruanin me Diego Costan.

Ish-sulmuesi i Newcastle thuhet se është në bisedime me Reading, ku ai kaloi gjysmën e parë të sezonit 2021-2022. Gjatë kohës së tij në Champions, Carroll shënoi dy gola në tetë paraqitje përpara se të largohej për t’u bashkuar me West Bromwich në janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat