Si vlerësohet paraqitja e kuqeyinjve në Evropë?

Futboll

Si vlerësohet paraqitja e kuqeyinjve në Evropë?

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 12:20
Si vlerësohet paraqitja e kuqeyinjve në Evropë?

Pak ditë para grumbullimit të ekipit kombëtar, në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit e Islandës, futbollistët kuqezinj kanë pasur një fundjavë të mirë me skuadrat e tyre në kampionatet europiane.

Asnjëri prej tyre nuk ka arritur ta gjejë dot rrugën e rrjetës, por legjionarët kanë pasur minutat e tyre në ekipet përkatëse, duke spikatur edhe me paraqitjen e tyre.

Elhan Kastrati, gardiani kuqezi i Shqipërisë ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në radhët e Cittadellës, me disa pritje vendimtare, e për rrjedhojë është vlerësuar edhe me notën 7.9 nga uebsajti i specializuar për statistika ‘SofaScore’.

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, edhe pse nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë, sërish është vlerësuar si një nga futbollistët më të mirë në radhët e Granadës ditën e djeshme në sfidën ndaj Andorrës në Ligën e Dytë spanjolle.

Të tjerë lojtarë të ekipit kombëtar kanë pasur minuta të plota me skuadrat e tyre gjatë kësaj fundjave. Ivan Balliu luajti 90 minuta me Rayo Vallecano-n, teksa edhe Klaus Gjasula me Darmstadin në Gjermani, Herdi Prenga me Budapest Honved në Hungari, Enea Mihaj me Famalicaon në Portugali e Frederic Veseli me Beneventon në Itali e kanë nisur ndeshjen si titullarë dhe kanë qenë lojtarë kyçë të formacionit në ekipet e tyre.

Minuta ka pasur këtë fundjavë edhe për mesfushorin Qazim Laçi në Francë, mbrojtësin Elseid Hysaj në Itali dhe mesfushorët, Ermir Lenjani e Endri Çekiçi në Turqi.

Disa futbollistë të tjerë të Kombëtares nuk janë aktivizuar edhe përgjatë kësaj fundjave për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat