Shkupi gjobitet me 44 mijë euro nga UEFA

Futboll

Shkupi gjobitet me 44 mijë euro nga UEFA

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Shkupi ka marrë një gjobë të majme nga UEFA.

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut është dënuar me 44 mijë euro.

Njoftimi u publikua në faqen e ekipit në rrjetin social Facebook.

Shkupi ishte përball me Ballkanin në kuadër të UEFA Conference League dhe ishte mposhtur nga skuadra kosovare me rezultat të përgjithshëm 3:2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat