Kane nuk është kundër kalimit te Bayerni

Futboll

Kane nuk është kundër kalimit te Bayerni

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:42
Kane

Harry Kane mund të transferohet te Bayern Munichi në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Sulmuesi anglez do të jetë objektivi kryesor i klubit gjerman për sezonin e ardhshëm, nëse merret një vendim përfundimtar për të blerë qendërsulmues, sipas gazetarit nga “Sky Sport Deutschland”, Florian Plettenberg.

Diskutimet për këtë çështje thuhet se janë duke u zhvilluar, por që Bayerni për momenti nuk ka vendosur nëse ka nevojë për një sulmues tipik.

“Bavarezët” kanë kontaktuar me vëllain e lojtarit, Charlie, i cili është edhe agjenti i sulmuesit të Tottenham Hotspurit.

Është raportuar se klubi e ka informuar atë për gatishmërinë për të bërë një ofertë për transferimin e 29-vjeçarit, në rast se ai nuk rinovon kontratën me klubin nga Londra.

Në anën tjetër, edhe kapiteni i Kombëtares së Anglisë thuhet se nuk është kundër një lëvizjeje të mundshme drejt “Allianz Arena”.

Harry Kane ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat