Më 21 maj 2022, PSG njoftoi rinovimin e kontratës së Kylian Mbappé deri më 30 qershor 2025, por situata mund të ndryshojë rrënjësisht.
Prestigjiozja franceze “L’Equipe” raporton se sulmuesi i kombëtares në fakt do të kishte nënshkruar për dy sezone (deri në vitin 2024), me opsionin e vitit të tretë që do të ushtrohej vetëm me pëlqimin e lojtarit.
Mekanizmi i këtij 2+1 do t’i jepte Mbappe një mjet shtesë për të ushtruar presion ndaj drejtuesve të klubit parizien.
Kjo e ndryshon tërësisht situatën, duke qenë se Real Madridi mund të rikthehet në garë për të nënshkruar me kampionin francez në një kohë të shkurtër.
Duke filluar nga vera e ardhshme, PSG do të gjendej në të njëjtën situatë si më 2021, me një lojtar që mund të dilte i lirë në vitin 2024.