Futbollisti Abdulah Oyekanmi është përforcim i ri i skuadrës së Trepçës ’89 të Mitrovicës.
Mesfushori i talentuar nigerian është përforcim i madh për skuadrën mitrovicas, që synon pjesën e epërme të renditjes në elitën e futbollit të Kosovës.
“Abdulah Oyekanmi është futbollisti më i ri i cili bëhet pjesë e familjes bardhëegjelbërt.
Abu është 19-vjeqar dhe vije si përforcim në repartin e mesfushës të ekipit.
Nigeriani ishte pjesë e formacionit startues në ndeshjen ndaj KF Drenicës ku pat një paraqitje shumë të mirë.
Abus i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, ka bërë të ditur Trepça ’89.