N’Golo Kante ka shfaqur shenja ngurrimi për të rinovuar kontratën në “Stamford Bridge”.
Mesfushorit francez i skadon marrëveshja me Çelsin në fund të këtij sezoni.
Në tavolinën e 31-vjeçarit ka një kontratë rinovimi për 2 vite me opsionin për të firmosur edhe për një sezon të tretë. Por sipas “The Athletic”, kampioni i botës preferon një kontratë më të gjatë.
Dhe blutë duhet të veprojnë shpejtë, sepse interesi për një lojtar të kalibrit të tij është i lartë, jo vetëm nga rivalët e Premier Ligës, por edhe në Spanjë dhe Gjermani.