FFK dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi 

Futboll

FFK dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi 

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 15:53
FFK dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi 

Programi i presidentit Ademi “Bashkë për futbollin” po gjen zbatim thuajse në të gjitha projektet e parapara për t’u realizuar gjatë viteve te ardhshme.

Një i tillë është projekti për ndërtimin e fushave me bari sintetik.

Nga kjo pikë e rëndësishme do të përfitojë futbolli në krejt Kosovën. Për ndërtimin e një tjetër fushë me bari artificial u dakorduan sot presidenti Ademi dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Ky i fundit priti në zyrën e tij në Fushë Kosovë, të parin e FFK-së, me të cilin nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi investimin e një fushe me bari sintetik në Bardhë të Madh.

Përveç këtij projekti, kryetari Berisha dhe presidenti Ademi diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte tjera të cilat janë në shërbim të futbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat