Disiplinori merr vendim për Batatinën

Futboll

Disiplinori merr vendim për Batatinën

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:00
Disiplinori merr vendim për Batatinën

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë kishte vendosur për inicim disiplinor ndaj kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

Kjo pasi Batatina hodhi akuza të rënda drejt gjyqtarëve të ndeshjes, pas humbjes nga Ferizaj. Olle.

Në disiplinor ka përfunduar edhe përfaqësuesi zyrtar i Llapit, Muhamet Rexhepi, pasi ofendoi dhe i kërcënoi gjyqtarët e VAR-it pas përfundimit të ndeshjes.

Komisioni disiplinor ka hapur procedurën ndaj Batatinës dhe Rexhepit, ku kërkohet deklaratë shtesë para se të merret vendimi përfundimtar.

Vendimet e Komisionit disiplinor: 

Hapje e Procedurës :

Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi, nr ID 001413M88. Pas përfundimit të ndeshjes, derisa gjyqtarët e VAR-it po shkonin në zhveshtore, i njëjti ofendon, fyen dhe i kërcënon ata. Sipas raportit të asistentes së dytë në VAR të ndeshjes, Ferizaj-Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë:16.09.2022 ora 13:00.

Kryetrajneri i FC ”Llapi”, Tahir Batatina, nr ID.001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Llapi , akuzon gjyqtarët e takimit për epilogun përfundimtar. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati datë:16.09.2022 ora 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat