Boehly thyen heshtjen, zbulon arsyen e shkarkimit të Tuchel

Futboll

Boehly thyen heshtjen, zbulon arsyen e shkarkimit të Tuchel

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly përmes një interviste për “SALTConference” ka zbuluar arsyen se pse vendosi ta shkarkojë trajnerin, Thomas Tuchel.

Tuchel arriti të shpallet kampion i Ligës së Kampionëve me Chelsea, si dhe të fitojë trofeun e Kupës së Botës për klube dhe Super Kupën e Evropës.

Por, aventurës së tij me Chelsean i erdhi fundi këtë muaj, pasi që pas disa rezultateve dhe paraqitjeve jo të mira në kampionatin anglez dhe në garat evropiane, pronari i ri amerikan vendosi që të shikojë për opsione të tjera sa i përket detyrës së trajnerit.

Tani, Boehly ka shpjeguar arsyen se pse vendosi ta shkarkojë Tuchelin, duke thënë se klubi nuk kishte vizion të njëjtë me trajnerin gjerman.

“Tuchel është jashtëzakonisht i talentuar dhe pati sukses të madh, vizioni ynë për klubin ishte gjetja e një menaxheri që donte të bashkëpunonte me ne, ne nuk ishim të sigurt që Thomas e pa vizionin tonë në të njëjtën mënyrë që e pamë ne, ne nuk kishim një vizion të përbashkët”, tha Boehly.

Menjëherë pas shkarkimit të Tuchel, Chelsea reagoi shpejtë duke e gjetur zëvendësuesin e tij te skuadra e Brightonit, të cilës i pagoi dëmshpërblim afro 20 milionë euro për Graham Potter.

Potter tani është trajneri i ri i Chelseat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat