Drita - Gjilani, pritet me padurim nga dashamirët e futbollit.
Ky takim vlerësohet derbi më i madh në Kosovë, mes dy skuadrave të një qytetit, që luhet nesër në orën 15.00 në fushën ndihmëse në Gjilan.
Ndërkaq, mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, ka folur për peshën që ka derbi, duke theksuar se do të luftojnë ta fitojnë për tifozët.
“Është një ndeshje shumë e fortë mes dy ekipeve që po kalojnë formë të mirë.
Jemi të përgatitur për këtë ndeshje edhe pse ishte kohë shumë e shkurtë. Ne e dijmë rëndësinë e derbit dhe jemi në maksimum të motivuar ta fitojmë këtë ndeshje, jo vetëm për ne por edhe për gjithë qytetin dhe tifozët e Dritës.
Është një ndeshje që nuk bënë të humbet dhe neve na mbetët të japim maksimumin e të luftojmë për veten dhe shikuesit, të cilët e meritojnë”, ka thënë Krasniqi.
Gjilani kryeson me 14 pikë, ka tre më shumë se Drita por kjo e fundit ka një takim me pak.