Janë jo të pakta rastet kur individët, ata që spikasin më së shumti në një skuadër të konsideruar edhe si Superstar, nisin edhe të fitojnë privilegje mbi pjesën tjetër të futbollistëve, teksa në shumë raste drejtuesit apo trajneri i falin atyre lirshmërinë në fushë për të dalë nga skemat e caktuara.
Megjithatë, nuk është ky rasti i Bayern Munich dhe sidomos futbollit gjerman, teksa Thomas Muller shprehet se në Gjermani nuk besojnë tek Superstar-ët.
“Në Gjermani nuk besojmë tek Superstar-ët, që fëmijë mësojmë të luajmë për skuadrën.
Nuk kemi mendjen tek shkëlqimi individual dhe kjo është një nga arsyet pse nuk do të shihni shumë lojtarë gjermanë të fitojnë Topin e Artë. Por, nga ana tjetër, kjo është edhe një nga arsyet pse Gjermani ka fituar katër Botërorë”, thekson Muller.