Super ndeshja mes Bayernit e Barcelonës, ja formacionet zyrtare

Futboll

Super ndeshja mes Bayernit e Barcelonës, ja formacionet zyrtare

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një derbi tejet i flaktë mes gjigantit gjerman, Bayern Munich dhe gjigantit katalunas, Barcelona.

Përballja e sotme është e vlefshme për xhiron e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, Bayerni e mposhti Interin si mysafirë me shifrat 2:0, kurse Barcelona e shkatërroi Plzenin me rezultat të thellë 5:1.

Ndërkaq, takimi i fundit me Bayernit e Barçës daton në dhjetor të vitit 2021, ku asokohe gjiganti gjerman shënoi fitore me rezultat 3:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë vetëm te Bayerni, ku nuk do të paraqiten Coman dhe Sarr.

Tanimë, Nagelsmann dhe Xavi kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Sane, Muller, Musiala; Mane

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alonso, Christensen, Araujo, Kounde; Pedri, Sergio Busquets, Gavi; Dembele, Lewandowski, Raphinha   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat