Interi fiton në Plzen

Futboll

Interi fiton në Plzen

Nga: K. G. Më: 13 shtator 2022 Në ora: 20:32
Interi

Interi kthehet me tre pikë nga stadiumi në Plzen. 

Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Plzenit, në takimin e xhiros së dytë të grupit C në Champion League.

Vendasit nga minuta e 61-tën mbeten pa një lojtar, pasi që Bucha u përjashtua me karton të kuq dhe kjo ishte një përparësi e madhe për Interin. 

Golat i realizuan futbollistët Dzeko (20') e Dumfries (70').  

Pas Armando Brojës, një javë më parë, edhe Kristjan Asllani ka debutuar në Ligën e Kampionëve. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 84-t në fitoren 0-2 të Interit në transfertën e Plzen.

Interi zë vendin e tretë me 3 pikë dhe Plzen është në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat