FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj FC Malishevës të mërkurën (14 Shtator).
Ky duel i takon xhiros së shtatë dhe zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan duke filluar nga ora 15:00.
Një vendim i tillë ka ardhur pas ndeshjes FC Prishtina - FC Ballkani, nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Mbrojtësi Ramiz Bytyqi, i cili po kalon në një formë shumë të mirë në këtë kampionat, ka folur për duelin FC Prishtina - FC Malisheva për faqen zyrtare të klubit.
"Ndeshja kundër Malishevës do të jetë shumë e vështirë, por ne edhe këtij takimi do t'i qasemi me përkushtim dhe angazhim maksimal që të arrijmë rezultat pozitiv.
Brenda skuadër po mbretëron një atmosferë shumë e mirë ekipore. Të gjithë jemi të bashkuar dhe të gatshëm që ta përkrahim njëri-tjetrin.
Normalisht që nuk do të jetë e lehtë që të luajmë jashtë stadiumit "Fadil Vokrri" dhe pa praninë e tifozëve tanë “Plisat”, mirëpo përkundër të gjithave, shpresojmë dhe besojmë në rezultat pozitiv", tha Bytyqi.