Prishtina ka shënuar fitoren me të thellë në edicionin e sivjetshëm, duke e demoluar me rezultat 4:2 Malishevën, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Pjesa e parë ka qenë fatale për Malishevën, e cila ka pësuar 4 gola.
Në pjesën e dytë u orvatën mysafirët por pa sukses në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina luajti në Lipjan për faktin se e ka të suspenduar terrenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për Prishtinën shënuan Hoti (3'), Uka (27'), Krasniqi (34' - penalltia), Gashi (45+2') dhe për Malishevën Shillova (39' - penalltia) e Hajdari (85').
Prishtina renditet në vend të tretë me 7 pikë dhe Malisheva është në të pestin me 7 sosh.
Prishtina ka një takim me pak dhe tre pikë me pak se lideri Drita. Kryetrajneri Ismet Munishi ka arritur fitoren më të thellë si trajner i skuadrës më të trofeshme.