Drita poshtëron Gjilanin me rezultat dhe rrëzon nga kreu

Futboll

Drita poshtëron Gjilanin me rezultat dhe rrëzon nga kreu

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:02
Drita poshtëron Gjilanin me rezultat dhe rrëzon nga kreu

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj rivalit të përbetuar Gjilanit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Pak kush ka pritur një Drita aq të fuqishme ndaj liderit të derisotëm Gjilanit. 

Një fitore bindëse dhe e marrin kreun e tabelës, duke e zhvendos Gjilanin në pozitën e dytë.

Sulmuesi Marko Simonovski është trim i ndeshjes me tre gola të realizuara dhe në anën tjetër Drita poshtëroi me rezultat rivalin e qytetit.

Për Dritën shënuan Blend Baftiu (38’), Marko Simonovski (45’, 45+8’ e 69’) dhe për Gjilanin Baton Zabërgja (79’). 

Drita njofton Gjilanin me humbjen e parë.

Drita kryeson me 14 pikë, ka 4 fitore e 2 humbje dhe një ndeshje më pak, ndërsa Gjilani bie në pozitën e dytë me 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Ardian Nuhiu është i lumtur me lojën e djelmoshave të tij ndaj Gjilanit të Zekirja Ramadanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat