Ramadani pas humbjes së Gjilanit: Humbja në derbi është ngarkesë më e lartë

Futboll

Ramadani pas humbjes së Gjilanit: Humbja në derbi është ngarkesë më e lartë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:24
Ramadani

Drita e ka fituar derbin numër 41 të Anamoravës kundër Gjilanit me rezultat të thellë 4:1.

Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është shprehur i zhgënjyer pas derbit duke thënë se nuk funksionoi asgjë për skuadrën e tij.

“Mendoj që ndjenjat psikologjike te lojtarët nuk janë në nivelin e duhur.

Sot nuk ishim në asnjë element të mirë. Gjithçka ishte gabim. Duke filluar nga unë. Përzgjedhja në formacion ishte e gabuar.

Qasja duhet të jetë më e lartë. Çdo humbje ka ngarkesën e vetë. Humbja në derbi është ngarkesë më e lartë.

Orari në masakroi neve. Luajmë sërish pas dy ditësh”, tha Ramadani për ArtSport.

Me këtë fitore, Drita ngritet në pozitën e parë me 14 pikë, aq sa ka edhe Gjilani që tani bie në vendin e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat