Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Struganët shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Vardarit të Negotinos.
Golat për struganët i shënuan Abdylhadi Jahja dhe Miklovan Pere.
Është fitorja e tetë rresht për struganët, shtatë i ka në kampionat.