Shkupi, Shkëndija, Voska, kualifikohen në të tetën e finales  

Futboll

Shkupi, Shkëndija, Voska, kualifikohen në të tetën e finales  

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:47
Shkupi

Skuadrat shqiptare, Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Struga Trim Lum, Voska Sport e Ohrid, janë kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë në futboll. 

Shkupi si mysafirë e mundi me rezultat 3:1 Bellasicën në Strumicë, ndërsa Shkëndija triumfoi në udhëtim me 3:0 ndaj Karaormanit. 

Voska Sport kualifikohet, duke fituar me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Zajasit.

Struga Trim Lum ngadhënjeu në Negotino me 2:1 ndaj Vardarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat