AC Milan kërkon fitoren e parë

Futboll

AC Milan kërkon fitoren e parë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:03
AC Milan kërkon fitoren e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes AC Milan – Dinamo Zagreb

AC Milan do të kërkojë sonte fitoren e parë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës mjaft të papërshtatshme, që mposhti Chelsean javën e kaluar, Dinamo Zagreb.

Javën e kaluar AC Milan barazoi me Salzburg në Austri.

Image

Trajneri i Milanit ka vendosur që në këtë ndeshje të startojë me formacionin 4-2-3-1, e ku nga minuta e parë ka startuar në sulmin e Milanit, Olivier Giroud.

Ai do të jetë i asistuar pas tij me tre lojtarët ofensivë si Rafael Leao, Brahim Diaz dhe Saelemaekers.  

Në anën tjetër, kapiteni i skuadrës së Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi do t’i prijë edhe njëherë skuadrës së tij për një befasi të radhës në Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse bëri javën e kaluar kundër Chelsea.

Në sulmin e kroatëve kanë startuar Orsic dhe Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat