Ademi: Duhet të kufizojmë pikat e forta të Milanit

Futboll

Ademi: Duhet të kufizojmë pikat e forta të Milanit

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:13
Ademi: Duhet të kufizojmë pikat e forta të Milanit

Dinamo Zagrebi përgatiti një befasi të madhe në turin e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Çellsin me 1-0 dhe sot përball do të kenë edhe një tjetër gjigant europian. Kampionët kroatë udhëtojnë drejt Milanos, ku sonte takohen me kampionët e Serisë A, Milanin.

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arijan Ademi shpreson që skuadra të luajë ashtu siç luajti ndaj Çellsit dhe të kthehen të lumtur në shtëpi.

“Jemi në gjendje shumë të mirë. E dijmë se çfarë kundërshtari na pret, një klub që ka treguar se është i madh si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që të luajmë ashtu siç luajtëm kundër Çellsit dhe të kthehemi të lumtur në shtëpi.

Milani është favorit, por thashë që ne do të kërkojmë shansin tonë në çdo ndeshje. Kështu ishte edhe në ndeshjen e parë.

Ne kemi analizuar lojën e Milanit, duhet të kufizojmë pikat e tij më të forta. Nëse ia dalim, atëherë shanset tona janë të mëdha”, tha kapiteni i Dinamos.

Ademi sot do të festojë një përvjetor të madh në “San Siro”, pasi që të regjistrojë 100 ndeshje evropiane me fanellën e Dinamos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat