Mesfushori i Sllavia Pragës: Me Ballkanin sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme

Futboll

Mesfushori i Sllavia Pragës: Me Ballkanin sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:33
Lukáš Provod

Ndeshjet e mira të zhvilluara deri më tani në garat evropiane nga Ballkani, kanë bërë që kjo skuadër të fitojë respekt maksimal nga rivalët e grupit G të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do ta zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës ku do të ballafaqohet me skuadrën nga Republika e Çekisë, Sllavia Pragën.

Si trajneri, ashtu edhe lojtarët e kësaj skuadre janë të vetëdijshëm që po i pret një sfidë e vështirë. Mesfushori i krahut, Lukáš Provod, ka thënë në konferencë për media se kjo e nesërmja do të jetë një ndeshje tejet e rëndësishme dhe se ata synojnë që të kualifikohen për në fazën tjetër të kësaj gare.

"Do të jetë një lojë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Çelësi për fazën tjetër është i qartë, ne duhet të fitojmë në shtëpi dhe të vazhdojmë të marrim pikë nga ndeshjet në udhëtim. Atëherë duhet të jemi të sigurt," thotë Lukáš Provod.

Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat