Pas humbjes së papritur nga Dinamo Zagrebi në ndeshjen e parë të Grupit E, Chelsea do të luftojë për tre pikë të plota ndaj Salsburgut sonte në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.
Trajner i sapo emëruar në krye të “Bluve” të Londrës, Potter Graham nuk e ka në dispozicion mesfushorin N’Golo Kante dhe portierin Eduaro Mendy për shkak të lëndimeve.
Këto janë formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, James, Azpilicueta, Silva, Cucurella, Mount, Kovacic, Jorginho, Sterling, Aubameyang, Havertz
Salsburg: Kohn, Capaldo, Fernando, Seivald, Kjaergaard, Ulmer, Sucic, Pavlovic, Dedic, Okafor, Bernardo