Shakhtar Donetsk ka barazuar me rezultat 1:1 me Celtic-in Skocisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F në Champions League.
Është një pikë e madhe për Celtic pas humbjes si vendas me 0:3 nga Reali.
Për Shakhtar Donetsk shënuan Mudryk (29') e për Celtic-un Bondarenko (10'-autogol).
Shakhtar Donetsk kryeson me 4 pikë dhe Celtic është në vend të tretë me 1 pikë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wojska Polskiego” në Varshavë.