Josep Guardiola, trajneri i Manchester City, komenton suksesin e skuadres se tij ndaj Dortmund ne intervisten per BT Sport.Man City ka fituar me përmbsyje 2-1 ndaj Dortmund.
Qytearët e panë veten në disavantazh kur realizoi Bellingham, por golat e Jones dhe Haaland i cili i shënoi ish-ekipi i dhuran 3 pikë skuadërs së Guardiolës.
Man City mban vendin e parë me 6 pikë të plota, ndërsa Dortmund renditet i dyti me 3 pikë. “Ne luajtëm me ingranazhet e gabuara sot. Pa agresion, ishim pasivë. Me hyrjet e Foden dhe Bernardo ndryshuam ritmin duke shënuar dy gola të shkëlqyer.
Jam shumë i sigurt se mënyra se si luajtëm në pjesën e parë, Stones nuk do të kishte pasur guximin ta provonte atë goditje: ishte e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur për të. Haaland? Çfarë goli.
Më kujtohet shumë kohë më parë në Barcelonë Johan Cruyff shënoi një gol mjaft të ngjashëm kundër Atletico Madridit. Është e mrekullueshme që Erling imitoi Johan Cruyff. Dortmundi është një ekip i jashtëzakonshëm, ne e dinim këtë.
Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë sot. Në të njëjtën kohë është gjithmonë mirë të kesh këtë elasticitet: le të shkojmë perpara. Ne kemi Haaland dhe Alvarez së bashku në si alternativa dhe po funksionom".